14:28 / 28.04.2021
Tiranë, i mituri aksidenton 50-vjeçaren
Një i mitur ndërsa po drejtonte mjetin ka aksidentuar një këmbësore në rrugën “Besim Alla” në Tiranë.
50-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Më datë 28.04.2021, rreth orës 13:40, në rrugën “Besim Alla” mjeti me drejtues shtetasin e mitur me iniciale K. L., ka aksidentuar një këmbësore rreth moshës 50-vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./TCH























