Të shtëna me armë zjarri në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte rreth orës 21:30 në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Sipas Policisë nuk ka pasur persona të lënduar.

Kështu ka bërë të ditur për Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Rreth  orës 21:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në afërsi të rrugës ”Haxhi Zeka” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Nga të shtënat nuk ka pasur persona te lënduar”, tha Borovci.

Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre.