Arrestohet një person në Prishtinë, e rrëmbeu ish të dashurën dhe e sulmoi

Arrestohet një person në Prishtinë, e rrëmbeu ish të dashurën dhe e sulmoi

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë një vajzë është rrëmbyer nga ish i dashuri i saj.

Siç njofton Policia, vajza është keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht nga ish i dashuri.

“Me datën 03.05.2021 viktima femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë në banesën e saj ishte marrë me dhunë, ishte keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht nga ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më tej, policia njofton se si pasojë e rastit viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet.