Vdes një person në Mitrovicë, u rrokullis me traktor

Vdes një person në Mitrovicë, u rrokullis me traktor

Një aksident me fatalitet ka ndodhur ditën e hënë në fshatin Vërrnicë të Mitrovicës.

Policia njofton se drejtuesi mashkull derisa ishte duke trajtuar traktorin dyshohet se ka humbur kontrollin duke u rrokullisur, ku pas lëndimeve të marra ka ndërruar jetë.

“Ka ndodhur një (vet)aksident në të cilin ka qenë përfshirë një traktor. Drejtuesi mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar traktorin, dyshohet se ka humbur kontrollin, dhe ka dalë jashtë rrugës duke u rrokullisur, dhe për pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia njofton se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion, rasti vazhdon të hetohet.