Oliver Varhelyi nesër vjen në Kosovë

Oliver Varhelyi nesër vjen në Kosovë

Komisioni Europian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, vjen në Kosovë në kuadër të vizitave zyrtare në Ballkanin Perëndimor.

Nesër komisionieri Europian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, do ta vizitojë Kosovën.

Ai do të takohet me përfaqësues të institucioneve për të diskutuar rreth çështjes së vaksinave anti-Covid.

Për vizitën e tij, ka njoftuar vetë ai përmes një postimi në Twitter.

“Do të udhëtoj drejt Ballkanit Perëndimor për të përçuar mesazh të qartë: Ne kujdesemi! Ne kujdesemi për partnerët tanë dhe kujdesemi për punëtorët e tyre shëndetësorë dhe ata më të rrezikuarit. Shpërndarja e vaksinave konfirmon përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të ofruar përkrahje, siç kemi bërë që nga shpërthimi i pandemisë”.

Ai së fundi ishte edhe në Serbi ku iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen dhe theksoi se Bashkimi Europian dëshiron të ndihmojë rajonin të fitojë qëndrueshmëri.