Ra në lumë, vdes fëmija 4-vjeçar në Dragash

Ra në lumë, vdes fëmija 4-vjeçar në Dragash

Një fëmijë është gjetur pa shenja jete në komunën e Dragashit.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Sipas Policisë, fëmija ishte duke luajtur në afërsi të lumit dhe si rrjedhojë e pakujdesisë ka rënë në lumë.

“Reth orës 20:00 Policia ka pranuar informatë se në lumin e fshatit Blaç në komunën e Dragashit është gjetur një fëmijë i moshës 4-vjeçare pa shenja jete. Ka qenë duke luajtur afër lumit dhe si pasojë e pakujdesisë ka rënë në lumë. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku i fshatit”, ka thënë Osmanollaj.