Zhduket një i mitur në Prizren

Zhduket një i mitur në Prizren

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një persona ka raportuar në Polici se i biri i tij, i mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Jul Variboba” në Prizren.

“Ankuesi mashkull kosovar  ka informuar se i biri i tij viktima mashkull, kosovar (i mitur), është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raport.