Vidhen dy projektorë të një shkolle në Skenderaj

Vidhen dy projektorë të një shkolle në Skenderaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një drejtor i një shkolle në Skenderaj ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë vjedhur dy projektorë, transmeton Telegrafi.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Osman Geci” në Skenderaj të martën, në ora 16:00.

“Ankuesi mashkull  kosovar (drejtor shkolle) ka raportuar se të dyshuar të panjohur, nga shkolla kanë vjedhur dy projektor”, thuhet në raportin policor.

Nuk raportohet për të arrestuar.