Aksident në Prishtinë, vetura godet një këmbësore

Aksident në Prishtinë, vetura godet një këmbësore

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë, ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësore, transmeton Telegrafi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, raporton Telegrafi, ndërsa mësohet se këmbësorja ishte duke ecur në vendkalimin për këmbësor.

“Rreth orës 13:00, në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori , i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.

Ndërkaq, Telegrafi mëson se e lënduara është një femër dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.