​Arrestohet një person për vrasje në tentativë

​Arrestohet një person për vrasje në tentativë

Policia rajonale e Pejës ka arrestuar sot një të dyshuar me inicialet L.L. (19) nën dyshimet për vrasje në tentativë.

Rasti i tentim-vrasjes ka ndodhur më 24 mars 2021, rreth orës 22:20, në rrugën “Papa Klimenti” në Pejë, pas një zënke të çastit, ku personi tashmë i arrestuar kishte shtënë me armë zjarri ndaj një personi tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore, si pasojë e të cilave ai ishte dërguar më pas në QKUK-Prishtinë.

L.L. deri më sot ka qenë në arrati dhe pas arrestimit, policia ka konfiskuar armën me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.