Një person dhunon fizikisht një femër në Kaçanik

Një person dhunon fizikisht një femër në Kaçanik

Një femër ka raportuar se derisa ka qenë duke bashkëjetuar me të dyshuarin, i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 1 maj, në Kaçanik.

Siç thuhet në raport, viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë  duke bashkëjetuar me të  dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti  kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktimës  i është  ofruar ndihma mjekësore. I dyshuari është  arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit  me vendim te prokurorit dërgohet  në  mbajtje”, thuhet në raport.