Zjarr në një depo në Suharekë, nuk ka të lënduar

Zjarr në një depo në Suharekë, nuk ka të lënduar

Një person ka raportuar se në një depo ka shpërthyer një zjarr.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 22:00, në Suharekë.

Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ne një depo ka shpërthyer një zjarr. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për te lënduar”, thuhet në raport.