Po punonte në mal, suharekasi aksidentohet me traktor dhe lëndohet rëndë
BKT
Kronika

Po punonte në mal, suharekasi aksidentohet me traktor dhe lëndohet rëndë

Një person nga fshati Greiqevc i Suharekës u lëndua rëndë dje në një aksident me traktorin e tij.

Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ka qenë në pyll duke drejtuar traktorin e tij, ka humbur kontrollin mbi të dhe ka dalë nga rrugës duke përfunduar në hendek.

Pas marrjes së ndihmës mjekësore në Suharekë, viktima është dërguar në spitalin rajonal Prizren për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Detaje të tjera nuk janë dhënë. 


MË SHUME NGA Kronika