Prokuroria me kërkesë për ekzaminim psikiatrit ndaj të dyshuarës për vrasje
Një femër 33 vjeçare u gjet pa shenja jete dje në shtëpinë e saj në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës. E dyshuara në këtë rast është motra e 33 vjeçares, e cila në bazë të informacioneve të para thuhet se privoi nga jeta motrën duke e mbytur me jastëk.
Pas kësaj nga Policia e Kosovës deklaruan se sipas hetimeve të para dyshohet se e njëjta është mbytur në mënyrë të dhunshme.
Por e dyshuara në këtë rast është motra e 33 vjeçares, e cila në bazë të informacioneve të para thuhet se privoi nga jeta motrën duke e mbytur me jastëk.
Pas kësaj nga Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarën.
Përpos kësaj është propozuar edhe një ekzaminim psikiatrik ndaj të dyshuarës në këtë rast.
Kështu është bërë e ditur nga Zyra për Media e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
“Ju njoftojmë se prokurorja e rastit nga Departamenti i Krimeve të Rënda është duke i udhëhequr hetimet në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë”, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, për sqarimin e rrethanave të kësaj vrasjeje. Po ashtu, ju njoftojmë se e njëjta sot ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit me propozim për ekzaminim psikiatrik ndaj të dyshuarës, në gjykatën kompetente”.























