​Tre vjet burgim dhe njëmijë euro gjobë për vjedhje të rëndë në Ferizaj

​Tre vjet burgim dhe njëmijë euro gjobë për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Tre vjet burgim dhe një mijë euro gjobë i janë shqiptuar E.XH për vjedhje të rëndë në një shtëpi në Ferizaj.

Nga Gjykata Themelore në Ferizaj kanë njoftuar se i pandehuri akuzohet se me 12 maj të 2018-ës kishte marrë 300 euro dhe ari me vlerë prej 100 eurove,

“Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit E.Xh.. shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë nga neni 327 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari individual i Divizionit Penal – Elmaz Zenuni, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, të pandehurin i njohur si recidivistë për vepra të njëjta penale e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) vjet dhe njëmijë (1.000) euro gjobë. I pandehuri akuzohet se 12.05.2018, në Ferizaj, i pandehuri me qëllim që vetës të i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme me përdorim të forcës me anë të kaçavidës e hap derën e shtëpisë dhe depërton brenda në katin e dytë, ku nën rroba të dhomës nga një orman merr 300 euro, para të gatshme dhe ari me vlerë prej 100 eurove”, thuhet në komunikatën nga Gjykata Themelore e Ferizajt.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.