11:51 / 12.05.2021
Policia arreston 25 vjeçarin nga Peja me ndihmën e qytetarëve
Policia ka arrestuar 25 vjeçarin, Edison Ademi, pas ndihmës së dhënë nga qytetarët për kapjen e tij.
I dyshuari ishte në kërkim të policisë për veprën penale “vjedhje e rëndë” që në mars të këtij viti dhe arrestimi i tij u bë gjatë ditës së djeshme nga hetuesit e stacionit policor të Pejës, transmeton Klan Kosova.
“Pas publikimit të fotos së personit në kërkim nga Policia, qytetarët ndihmuan Policinë e Kosovës për arrestimin e personit të kërkuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Policia falënderon qytetarët për besimin dhe rritjen e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vetë qytetarëve dhe vendit”.























