Incident gjatë faljes, një person përpiqet të vetëdigjet në Tiranë
BKT
Kronika

Incident gjatë faljes, një person përpiqet të vetëdigjet në Tiranë

Menjëherë pas faljes së Fitër Bajramit dhe në momentin kur besimtarët uronin njëri-tjetrin për këtë festë të madhe, një person ka tentuar të vetëdigjet duke u lagur me benzinë.

Për fat besimtarët e pranishëm në shesh e kanë neutralizuar menjëherë duke mos lejuar incidentin të rëndohej dhe njëkohësisht duke mos prishur e shpërqendruar askënd nga qëllimi kryesor i mbledhjes në këtë ditë në sheshin “Skënderbej”.

Policia është afruar menjëherë për ta shoqëruar këtë person duke e larguar nga sheshi të prangosur në drejtim të komisariatit./Tch/


MË SHUME NGA Kronika