Babai rrah djalin në Podujevë

Babai rrah djalin në Podujevë

Një person është shoqëruar në stacionin policor pasi dyshohet se ka keqtrajtuar fëmijën e tij, transmeton Telegrafi.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 14:00, në Podujevë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka keqtrajtuar fëmijën e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.