Babai rrah vajzën dhe gruan e tij në Rahovec

Babai rrah vajzën dhe gruan e tij në Rahovec

Një person është arrestuar pasi kishte sulmuar gruan dhe vajzën e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 22:25, në Rahovec.

Siç thuhet në raport, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare (bashkëshorten dhe vajzën e tij). Viktima kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/