Vdes doktori i njohur Bedri Bimbashi

Vdes doktori i njohur Bedri Bimbashi

Në moshën 63 vjeçare pas një ataku kardiak, ka ndërruar jetë doktori njëherësh Shefi i Repartit të Fiziatrisë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës doktor Bedri Bimbashi.

Doktor Bedriu, studimet i kreu në Universitetin e Prishtinës, gjithashtu edhe specializimin. Në vitet 1982- 1985 ai ligjëroj në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Mitrovicë, lëndët Anatomi dhe Farmakologji. Bedriu, shërbimin në mjekësi e filloj  në Skenderaj, në vitin 1985 deri 1999 në shtator në QKMF Skenderaj në departamentin e emergjencës.

 

Doktor Bedriu, ka shërbyer edhe gjatë luftës në QKMF dhe ambulanta në fshatra të ndryshme në Skenderaj, për të ju ofruar ndihmë qytetareve të kësaj ane. 

 

Pas vitit 1999 doktor Bedriu,  profesionin e zhvillon në Mitrovicë, në Sipatlin Rajonal "Dr.Sami Haxhibeqiri, në pozitën e fiziatrit ku ka qenë i angazhuar deri tani. 

 

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në fshatin Llaushë të Skenderajt në orën 15:00!

 

 

Me respekt,

Familja Bimbashi Skenderaj