Tre të lënduar në aksident komunikacioni në Prishtinë
BKT
Kronika

Tre të lënduar në aksident komunikacioni në Prishtinë

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në udhëkryqin afër Katedrales në Prishtinë, me ç’rast tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Rastin e ka konfirmuar Flora Ahmeti -zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 14:30, në afërsi të Katedrales në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasoj e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti. /Telegrafi/


MË SHUME NGA Kronika