Aksident mes veturës e traktorit në Strellc, lëndohet një person
BKT
Kronika

Aksident mes veturës e traktorit në Strellc, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Strellc të Komunës së Deçanit, ku kanë qenë të përfshira një traktor dhe një veturë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton rugova.

Ai bëri të ditur se si paspjë e aksidentit, një persona ka pësuar lëndime trupore.

“Një aksident trafiku mes një veture dhe një traktori ka ndodhur në fshatin Strellc. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore ka pësuar një person”, tha Rugova. 


MË SHUME NGA Kronika