09:11 / 18.05.2021
Podujevë,burri raporton në Polici se i është zhdukur gruaja e vajza e mitur
Një burrë nga Podujeva ka raportuar në Polici zhdukjen e bashkëshortes dhe vajzës së tyre të mitur.
Sipas tij, ato kanë dalë nga shtëpia më 14 maj. Rasti është duke u hetuar.
“Podujevë 14.05.2021-14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se me datën e cekur ka dalë nga shtëpia bashkëshortja e tij së bashku me vajzën e tyre të mitur. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.























