Gjuajtje me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person
BKT
Kronika

Gjuajtje me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 07:25, në Podujevë, transmeton Telegrafi.

Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 16 fishekë, një predhë dhe një gëzhojë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshja në familje ka shtënë me armë zjarri.  Në vendin  e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me  16 copë fishekë, një predhë dhe një gëzhojë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. 


MË SHUME NGA Kronika