Sulmohet fizikisht nga ish-dhëndri në Mitrovicë
BKT
Kronika

Sulmohet fizikisht nga ish-dhëndri në Mitrovicë

Një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga ish dhëndëri i tij, transmeton Telegrafi.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 23:30 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Mitrovicë.

Siç thuhet në njoftim, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga ish dhëndri i tij i dyshuari  mashkull kosovar i cili është larguar në drejtim të panjohur. Rast vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

 


MË SHUME NGA Kronika