Arrestohet një person, dyshohet se ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur
BKT
Kronika

Arrestohet një person, dyshohet se ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Drenas, pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur, transmeton Telegrafi.

Rasti ka ndodhur ditën e martë, rreth orës 19:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare ( të mitur)”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet.


MË SHUME NGA Kronika