Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 40-vjeçari
BKT
Kronika

Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 40-vjeçari

Policia e Matit ka arrestuar një 40-vjeçar, i cili qëlloi me armë zjarri në ajër duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.

Në pranga ka rënë B.K., ndërsa iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 4 pako me lëndë plasëse.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas një telefonate në numrin 112, nga banorët e zonës që kërkonin ndihmë, pasi në fshatin Prell, një banor i zonës po qëllonte me armë zjarri duke rrezikuar jetën e banorëve dhe kalimtarëve të rastit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në mënyrë profesionale kanë ndërhyrë duke neutralizuar dhe vënë në pranga shtetasin B. K., 40 vjeç, banues në fshatin Prell, Mat", njofton policia.


MË SHUME NGA Kronika