16:07 / 26.05.2021
Arrestohet një person për vjedhje në Vushtrri
Hetuesit policorë në Vushtrri, më datën 25 maj 2021, mbi dyshime të arsyeshme kanë identifikuar dhe kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale vjedhje.
Arrestimi i të dyshuarit L. A., (25), shtetas i Kosovës, është bërë mbi bazën e dyshimeve dhe provave të siguruara se i njëjti më datën 24 maj 2021, ka vjedhur një kosë për kositje të barit.
Në cilësi të provave materiale tek i dyshuari është gjetur kosa e vjedhur, ku pas procedurave të nevojshme verifikuese kosa i është kthyer pronarit.
Pas intervistimit, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.























