20:21 / 26.05.2021
GjL rrëzon kërkesën e Shullazit për t’u liruar nga regjimi 41bis
Gjykata e Lartë rrëzon pretendimet e Emiliano Shullazit dhe të bashkëpandehurve për t’u liruar nga qelitë e regjimit të egër 41bis.
Një kolegj tre anëtarësh i Gjykatës së Lartë nuk ka pranuar kundërshtimet e bëra nga të pandehurit ndaj vendimit të Apelit të Posaçëm për lënien e tyre në regjimin e posaçëm.
Shullazi dhe grupi po vuajnë një dënim me 55 vite burg në total dhënë nga Gjykata për Krimet e Rënda për akuzat e “gjobëvënies” dhe “grupit të strukturuar kriminal”.























