Plagosi me plumb në bark 19-vjeçarin, identifikohet autori
BKT
Kronika

Plagosi me plumb në bark 19-vjeçarin, identifikohet autori

Identifikohet autori i plagosjes që ndodhi pasditen e sotme në kryeqytet.

Gazetarja Dorjana Bezat duke iu referuar burimeve nga policia raportoi për “BalkanWeb” se autori i plagosjes së 19-vjeçarit Reginaldo Kacorri është shtetasi Klajdi Kodra, 31 vjeç nga Laçi, i cili rezulton me precedentë të mëparshëm penalë.

Pas ngjarjes autori u largua me shpejtësi teksa policia e ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e tij. 19-vjeçari u plagos me plumb në bark dhe ndodhet në spital, sipas bluve jashtë rrezikut për jetën./bw


MË SHUME NGA Kronika