Arrestohet “biznesmenia” në Tiranë
BKT
Kronika

Arrestohet “biznesmenia” në Tiranë

Marida Shehi, 32-vjeçe e cila ishte shpallur në kërkim për veprën penale të mashtrimit është arrestuar nga policia ditën e sotme.

Bashkë me të shoqin, ajo hiqej si biznesmene duke u shitur qytetarëve bileta të pavlefshme për të udhëtuar jashtë vendit.

Ata u shpallën në kërkim nga policia në gusht të vitit 2017 pas denoncimit nga një familje të cilës i kishin shitur 5 bileta udhëtimi të cilat rezultuan të pavlefshme. Më pas në javët që pasuan pranë zyrave të Anti-krimit Ekonomik u paraqitën edhe qytetarë të tjerë të cilët ngrinin të njëjtën akuzë ndaj çiftit nga Vora.

Në lidhje me këtë vepër penale, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar Shehin me 3 vite burg.

Tashmë materialet për 32-vjeçaren janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetases Marida Shehi., 32 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale “Mashtrimi”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. /mv.abcnews.al


MË SHUME NGA Kronika