Arrestohet personi që shkaktoi tre aksidente
BKT
Kronika

Arrestohet personi që shkaktoi tre aksidente

Një person është paraqitur në Stacionin Policor në Prishtinë në rrugën, “Vicianum“ duke pranuar fajësinë për shkaktimin e tre aksidenteve.

I dyshuari fillimisht ishte përfshirë në një aksident më një veturë tjetër, duke lënë të lënduara edhe dy këmbësore. Pas rastit i arrestuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjatë ikjes shkakton edhe dy aksidente të tjera duke lënë edhe veturën e tij.

Policia e Kosovës njofton se më datën 27 maj pas hetimeve i njëjti është paraqitet në stacionin policor dhe pranon se kishte fshehur rastin në fjalë.

Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika