Grabitje e dhunshme në një shtëpi në Prishtinë
BKT
Kronika

Grabitje e dhunshme në një shtëpi në Prishtinë

Në rrugën “Nazim Qena” në kryeqytet ka ndodhur një grabitje e dhunshme. Raportohet se persona të panjohur kanë hyrë në një shtëpi dhe duke përdorur forcën fizike mbi pronarët, kanë arritur të grabisin 2100 euro.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar.

“Viktimat femër dhe mashkull kosovar-e kanë, raportuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë të tyre dhe ndaj tyre kanë përdorë forcë fizike. Sipas viktimave, ata kanë vjedhur rreth 2100 € para të gatshme. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika