Arrestohet një burrë për ngacmim seksual të një të miture në Mitrovicë
BKT
Kronika

Arrestohet një burrë për ngacmim seksual të një të miture në Mitrovicë

Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person i cili ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, në Mitrovicë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Mitrovice Jugu, 29.05.2021 – 08:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare (e mitur). Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia./GazetaExpress/


MË SHUME NGA Kronika