09:49 / 31.05.2021
Vidhet një veturë me targa të huaja në Pejë
Një person ka raportuar se i është vjedhur vetura në Pejë. Policia ka njoftuar se rasti i vjedhjes është raportuar të dielën në orën 03 e 50 minuta, transmeton EO.
“Ankuesi mashkull kosovar raporton nga person-a të pa njohur i është vjedhur vetura e tij e llojit Saab me targa të huaja. Nuk dihet vlera e veturës së vjedhur, përderisa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.























