Shembi urën me kamion, prangoset shoferi
BKT
Kronika

Shembi urën me kamion, prangoset shoferi

Pasi u shemb ura në Darëzezë të Fierit, policia ka prangosur shoferin e mjetit të tonazhit të rëndë.

52-vjeçari akuzohet nga policia se e kishte ngarkuar kamionin jashtë tonazhit të parashikuar.

Mbi kamion ai kishte ngarkuar edhe një skrep, duke bërë kështu që pesha e mjetit të ishte më e rëndë nga ajo çfarë mund të mbante ura.

Për rrjedhojë, ura u shemb dhe shoferi mori plagë të lehta. Pas kësaj ngjarjeje, është ndërprerë komunikimi midis fshatrave./vp

 


MË SHUME NGA Kronika