Brenda 24-orëve, dy të vdekur në vetaksidente
Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24-orëvge të fundit, dy persona kanë vdekur në dy vetaksidente.
Rasti i parë sipas policisë ka ndodhur në Novobërdë, ku një person deri sa ishte duke e vozitur traktorin e tij, e ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës. Në këtë vetaksident ka vdekur pasagjeri, teksa vozitësi është dërguar në QKUK për tretman mjekësorë.
Teksa, rasti tjetër ka ndodhur në Kamenicë. Sipas policisë një person derisa ishte duke e drejtuar automjetin e tij, e ka humbur kontrollin dhe është përplasur për një muri.
Në këtë aksident ka vdekur drejtuesi i automjetit.
“ Fsh. Hadonoc, Kamenicë, 03.06.2021-22:15. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge në një muri . Si pasoj lëndime vdekje prurës ka pësuar vetë drejtuesi vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurort trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar policia.























