Vrasje me armë zjarri në Peqin
BKT
Kronika

Vrasje me armë zjarri në Peqin

Një burrë mbeti i vrarë para pak minutash në Peqin pasi u sulmua me armë zjarri nga një tjetër, për motive që momentalisht janë të paqarta.

Ngjarja ndodhi sot në mëngjes rreth orës 08:30, në fshatin Gjocaj, Peqin, raporton noa.al duke cituar burime nga vendngjarja.

Gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. B, rreth 40 vjeç, banues në Gjocaj, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin Y. Xh, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Pajetë.

I plagosuri u dërgua në spitalin e Peqinit, por vdiq me të mbërritur aty, nga plagët e rënda.

Policia tha se bëri të mundur identifikimin e autorit, lokalizimin e vendndodhjes dhe pas disa minutash ndjekje u bë e mundur kapjarë e 40 vjeçarit së bashku me armën e zjarrit pistoletë. /noa.al

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./noa


MË SHUME NGA Kronika