Vrasja e Kudret Saliajt, gjykata lë në burg babë e bijë
BKT
Kronika

Vrasja e Kudret Saliajt, gjykata lë në burg babë e bijë

Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj, që akuzohen për vrasjen e Kudret Saliajt, janë lënë në burg.

Kjo është masa që është dhënë nga Gjykata e Tiranës, babë e bijë.

Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë planifikuar dhe kanë vrarë Kudret Saliaj. Ky i fundit është ish-burri i Dhurata Saliaj me të cilën ishin në një proces divorci.

Para trupës gjykuese Dhurata Saliaj mësohet të ketë thënë se nuk e dinte që babai i saj do të kryente vrasjen dhe kërkoi mëshirë për një masë më të lehtë sigurie.

Vrasja ndodhi të premten e kaluar në një lokal afër Gjykatës Civile. Kudret Saliaj ishte në tavolinë bashkë me avokatin e tij, Adriatik Camaj, që mbeti i plagosur dhe një punonjëse sociale.

Në të njëjtin lokal sipas Prokurorisë ka qenë dhe Dhuratat Saliaj dhe Mexhit Picari, të cilët kanë vëzhguar për më shumë se 30 minuta lëvizjet e viktimës dhe më pas e kanë vrarë./tvklan.al


MË SHUME NGA Kronika