Ushtroi dhunë fizike ndaj të fejuarës, arrestohet një person në Vitomiricë
BKT
Kronika

Ushtroi dhunë fizike ndaj të fejuarës, arrestohet një person në Vitomiricë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhunë në familje në fshatin Vitomiricë të Pejës.

“Me 07.06.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj të fejuarës së tij viktimës femër kosovare, e cila kishte pësuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e policisë.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet. 


MË SHUME NGA Kronika