Gjendet një trup i pajetë në qytetin e Ulqinit.
BKT
Kronika

Gjendet një trup i pajetë në qytetin e Ulqinit.

Dyshohet se trupi i gjetur i përket ish-shefit të Anti-Drogës së Ulqinit, Rudolf Elezoviç, i cili konsiderohej i zhdukur prej ditësh.

Para se të zhdukej pa lënë gjurmë, telefonatën e fundit, ai e kishte me familjarët e tij. Mësohet se Elezoviç i ka telefonuar të afërmit mbrëmjen e 27 majit dhe i njoftoi se ndodhej në lumin Buna, e se po priste dikë ta transportonte me varkë në anën tjetër të Malit të Zi./ru


MË SHUME NGA Kronika