11:40 / 10.06.2021
Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, akuzohej për vrasjen në tentativë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ditën e djeshme ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë i cili akuzohet për vrasje në tentativë.
Sipas policisë, vrasja në tentativë kishte ndodhur më 15 dhjetor të vitit të kaluar në Veternik.
Ndërsa, i dyshuari që atëherë kishte qënë në arrati.
“Veternik – Prishtinë 15.12.2020 – 18:10. Me datën 09.06.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Republikës së Shqipërisë i cili në dhjetor të vitit 2020 kishte kryer veprën në fjalë dhe deri me tani ishte në arrati. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka nxjerr vendim mbi ndalimin e të dyshuarit”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.























