Arrestohet një person në Mitrovicë, rrahu me shufër metalike tri femra

Arrestohet një person në Mitrovicë, rrahu me shufër metalike tri femra

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Mitrovicë, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht tri femra.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Adem Voca”, rreth orës 13:30.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me shufër të metalit dhe një sprej, u kishte shkaktuar lëndime trupore tri viktimave femra kosovare”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.