Mbahet  konferenca ndërkombëtare KICER 2021

Mbahet  konferenca ndërkombëtare KICER 2021

Fakultetit të Edukimit, Universiteti i Prishtinës, me mbështetjen e Projektit QATEK - Drejt Përgatitjes së Mësimdhënësve të rinj përmes sistemit të orientuar në cilësi, financuar nga Programi BE- së Erasmus Plus ka organizuar Konferencën Ndërkombëtare për Kërkime Arsimore në Kosovë-KICER 2021.

Projekti në fjalë është duke u implemantuar nën udhëheqjen e Fakultetit të Edukimit në UP ndërsa në partneritet janë edhe tri Universitete Ndërkombëtare (Universiteti i Lublanës, Universiteti i Talinit në Estoni dhe LUMSA në Itali) dhe tri kombëtare ( Universiteti i Mitrovicës, Universiteti i Gjilanit dhe ai i Gjakovës.)

Rreth temës së konferencës:

Kërkimi në fushën e arsimit është i nevojshëm për të pasuruar rezultatet shkencore, për të përmirësuar shkollën dhe praktikat mësimore, dhe informimi i vendimmarrjes së bazuar në prova në nivele të ndryshme. Hulumtimet në arsim udhëzojnë reformën në arsim dhe kontribuojnë shumë në ndryshimin e shoqërisë.

Megjithë përpjekjeve të dedikuara për rritjen e hulumtimit shkencor në arsim, ende mund të konsiderohet si një ndërmarrje e kufizuar në Kosovë dhe rajon. Ka shumë pak kërkime në fushën e edukimit si pasojë, problemet vijuese vazhdojnë: (i) mësuesit ende nuk përdorin hulumtime për zhvillimin e tyre të vazhdueshëm profesional dhe për të përmirësuar praktikën e tyre mësimore, (ii) shkollat rrallë përdorin kërkime për të ndryshuar kulturën e tyre organizative dhe për të menaxhuar  ndryshimet, dhe (iii) politikëbërja dhe reforma nuk mbështeten nga kërkime shkencore.

Tema e Konferencës Ndërkombëtare të Kosovës për Kërkime Arsimore ofron një platformë

për studiuesit e arsimit, politikë-bërësit dhe praktikuesit për të diskutuar dhe siguruar

rekomandime për përmirësimin e kërkimit në arsim, avancimin e bashkëpunimit kërkimor ndërmjet midis mësuesve, studiuesve, institucioneve në Kosovë dhe rajon, dhe forcimin e lidhjes midis kërkimit dhe shkollave.

Konferenca hapet dhe fillon me dy folës kryesorë:

1. Dr.sc. Blerim Saqipi, Dekan i Fakultetit të Edukimit, Universiteti i Prishtinës

Prezantimi në temën e konferencës "Hulumtimi dhe zhvillimi në arsim në Kosovë".

2. Dr.sc. Janez Vogrinc, Dekan i Fakultetit të Edukimit, Universiteti i Lubjanës, duke prezantuar mbi temën "Kërkimi dhe zhvillimi në arsim në Evropë".

Ditën e dytë, folësit kryesorë do të jenë:

1. Dr. sc. Eve Eisenschmidt , Universiteti i Talin, Estoni,

duke prezantuar me temën “Modeli estonez i zhvillimit të profesionalizmit të mësuesve dhe

udhëheqja e mësuesve ”

2. Dr. sc. Gabriella Agrusti, Universiteti LUMSA Romë, Itali, duke prezantuar mbi temën

“Faktorët kontekstualë dhe strategjitë mësimore për zhvillimin edukimit për qytetari”

Gjithashtu, në hyrje të Konferencës me nga një fjalim rasti do të paraqiten edhe ministrja e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit znj. Arbërie Nagavci dhe Rektori i Universitetit të Prishtinës prof. Dr. Naser Sahiti.

Konferenca do të pasojë për dy ditë me katër tematika në sesione paralele me temat:

1. Zhvillimi i politikave arsimore drejt cilësisë në arsim.

2. Mësimi dhe të nxënit në distancë në arsimin parauniversitar: Sfidat dhe përparësitë.

3. Edukim për qytetari demokratike.

4. Gjithëpërfshirja dhe diversiteti.

Pjesëmarrës me prezantimet e tyre të hulumtimeve shkencore do të jenë studiues nga vende të ndryshme të Botës,p përfshirë: SHBA, Azinë, Evropën dhe studiues të tjerë nga rajoni dhe vendi.