12:20 / 11.06.2021
Vidhen pistoletë dhe stoli ari në një shtëpi në Podujevë
Një person ka raportuar se në shtëpinë e tij kanë hyr dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur një pistoletë për të cilën kishte leje, dhe stoli ari, transmeton Telegrafi.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:15 në Podujevë.
Siç thuhet në raport, nuk raportohet për të lënduar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në shtëpinë e tij kanë hyr dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur një pistoletë për të cilën kishte leje, dhe stoli ari. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport.























