Qytetari nga Ferizaj dorëzon në polici një portofol të gjetur
BKT
Kronika

Qytetari nga Ferizaj dorëzon në polici një portofol të gjetur

Një qytetar në Ferizaj ka dorëzuar në stacion policor një portofol të gjetur në fshatin Balaj.

Portofoli në fjalë i përkiste 30 vjeçares, Arta Gashi mësimdhënës nga qyteti i Ferizajt.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarin Ymri Nuhaj për dorëzimin e këtij portofoli në stacionin e policisë, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Sot , rreth orës 16:45, një qytetar i Ferizajt Ymri Nuhaj 38 vjeçar, me profesion punëtor, ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura , në fshatin Balaj të Ferizajt .
Portofoli i përkiste Arta Gashit 30 vjeçare, mësimdhënëse nga Ferizaj.
Ai menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt.
Pas procedurave të verifikimit të pronares në prani të policisë, pronares i kthehen paratë ( 14.5 euro, 1 denar MKD dhe dokumentet e saj, letërnjoftimi i RKS, letërnjoftimi i MKD, patentë shoferi i RKS dhe 4 kartela bankare).
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetarin Ymri Nuhaj për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë .


MË SHUME NGA Kronika