Aksidentohet nga një veturë një e mitur në Kaçanik
BKT
Kronika

Aksidentohet nga një veturë një e mitur në Kaçanik

Një person me veturën e tij dyshohet se ka goditur një vajzë të mitur, transmeton Telegrafi.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 20:07 në fshatin Stagove, Kaçanik.

Siç thuhet në raport, si pasojë e lëndimeve trupore ka pësuar viktima e cila është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“Vozitësi mashkull  kosovar me veturën nga pa kujdesia ka goditur këmbësoren femër  kosovare (e mitur). Si pasojë, lëndime trupore ka pësuar viktima, e cila është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.


MË SHUME NGA Kronika