Deputetët i kërkojnë KPMShC-së sqarime lidhur me dorëheqjen e Krasniqit

Deputetët i kërkojnë KPMShC-së sqarime lidhur me dorëheqjen e Krasniqit

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal në mbledhje ka diskutuar njoftimin nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil për dorëheqjen e Kryetarit të Këshillit, Nexhat Krasniqi.

Mërgim Lushtaku nga PDK,  tha se ka pasur një shkresë drejtuar Këshillit duke kërkuar dokumentacione dhe informacione më në detaje.

Ai madje ka qasje në lëndën e drejtorit të dorëhequr Nexhat Krasniqi.

Kryetarja e komisionit, Doarsa Kica-Xhelili  ka kërkuar më shumë lidhur me lëndën dhe atë se çfarë duhet punuar në këtë drejtim.

Fitim Haziri nga VV, tha se nuk kanë bazë argumentet e Këshillit, raporton EO.

“Ku është baza e argumentit për lëndët, si me ju besuar Këshillit kur nuk na kanë dhënë fakte, këtu kanë pasur anshmëri”, tha Haziri.

Edhe Besnik Tahiri nga AAK, tha se ka paqartësi në krejt këtë raport dhe dokumentet e ofruara.


MË SHUME NGA Nacionale