Ngacmoi seksualisht të bijën, dënohet me 3.4 vite burg Rudolf Merolli

Ngacmoi seksualisht të bijën, dënohet me 3.4 vite burg Rudolf Merolli

Gjykata e Korçës ka dënuar me 3.4 vite burg Rudolf Merolli, i denoncuar nga e bija për ngacmim seksual.

Organi i akuzës kishte kërkuar 6 vite burg për të, por  trupa gjykuese vendosi dënimin me 5 vjet burg.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, në finale ai do të vuajë dënimin 3 vite e 4 muaj burg.

Ai deklaroi më herët para prokurorit se natën që ka ndodhur ngjarja ka qënë nën efektin e substancave narkotike dhe nuk mbante mënd asgjë.

Merolli u akuzua nga vajza e tij për ngacmim seksual, pasi kishte konsumuar hashash.

Ndërsa dolën edhe përgjimet nga vajza, e cila e kishte regjistruar gjatë bisedave erotike që 37-vjeçari kishte zhvilluar me të në banesë./gazeta shqip


MË SHUME NGA Kronikë e Zezë