Vdekja e dy elektricistëve, arrestohet drejtori i OST-së në Fier

Vdekja e dy elektricistëve, arrestohet drejtori i OST-së në Fier

Policia ka arrestuar drejtorin e OST-së në Fier, Andi Priftin si dhe inxhinierin Eriseld Lala, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Arrestimi i tyre u bë, pasi të dy zyrtarët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë urdhëruar punonjësit e tyre të kryejnë punime në mënyrë të kundraligjshme në linjën 110 KV në Jagodinë, Fier, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen gjatë punimeve punonjësit Gj. D., 50 vjeç dhe B. S., 64 vjeç, njofton euronews.albania.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për hetime të mëtejshme.


MË SHUME NGA Kronikë e Zezë